Regjistrimi i gjitarëve Europianë

C'farë është iMammalia

iMammalia është një aplikacion celular që mund të shkarkohet falas, I cili ju lejon të regjistroni cdo gjurmë ose pamje të gjitarëve të ndryshëm. Ky aplikacion përfshin guida për identifikimin e specieve dhe I ruan observimet tuaja duke I regjstruar të gjitha.

Pse duhet ta përdor?

Ju keni një mundësi të madhe të ndihmoni në vëzhgimin e habitateve dhe shpërndarjes së gjitarëve në të gjithë Europën.

Ju mund të keni një rol shumë të madh në promovimin e ruajtjes së gjitarëve dhe ambientit të tyre.

Mësoni më shumë për natyrën, shpërndani njohuritë tuaja me njerëz të tjerë, dhe krijoni një hatë tuajën të gjitarëve.

Cilat janë përfitimet e përdorimit?

Njohuritë tona mbi shumicën e gjitarëve janë akoma të limituara. Edhe pse ka studime shumë të detajuara mbi biologjinë e gjitarëve, inforamcioni përqëndrohet në zona shumë të vogla. Është e rëndësishme të zmadhohen zonat e studimit, në mënyrë që të kemi më shumë informacion mbi gjitarë specifikë në mjedisin e tyre të gjerë.

Ne do të jemi në gjendje të verifikojmë informacionin që ju na dërgoni me ndihmën e ekspertëve dhe pjestarëve të tjerë të komunitetit shkencor. Ky informacion i kontrolluar do të dërgohet në një arkivë të centralizuar të “Global Biodiversity Information Facility (GBIF) dhe Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), në mënyrë që menaxherët e botës së egër në botë të mund tu japin përgjigje pyetjeve lidhur me ruajtjen e specieve.

Të gjitha të dhënat do të hidhen në një platform webi https://european-mammals.brc.ac.uk/ ku ju mund të hyni të shikoni regjistrimet tuaja apo edhe të gjitha regjistrimet, dhe të shikoni se në cilat zona gjitarët nuk janë vëzhguar ende.

C'farë është GBIF?

GBIF- Global Biodiversity Information Facility (Qëndra Globale e Informacionit mbi Biodiversitetin) – është një network ndërkombëtar dhe një fondacion kërkimor I krijuar nga qeveritë në botë dhe ka për qëlllim sigurimin e cdo informacioni mbi llojet e jetës në Tokë tek I cili të kihet akses I lire nga të gjithë.

Një pjesë e rëndësishme e misionit të GBIF-se është promovimi i një kulture në të cilën njerëzit njohin benefitet e publikimit të të dhënave me akses të lire nga kushdo.

Duke e bërë informacionin tuaj të aksesueshëm nëpërmjet GBIF, ju do të kontribuoni në rritjen e njohutive globale mbi biodiversitetin, dhe gjithashtu në zgjidhjet të cilat promovojnë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm.

Duke e bërë informacioni tuaj të disponueshëm, bazat e të dhënave nga e gjithe bota do të kombinohen dhe në këtë mënyrë kërkuesit do të mund të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët

Përse tek EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) ?

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) i siguron Komisionit Europian dhe publikut të gjerë këshillim shkencor të pavarur mbi sigurinë ushqimore dhe risqet në zinxhirin ushqimor. EFSA do të mbledhë informacion mbi shpërndarjen dhe numrin e gjitarëve të egër në mënyrë që të vlerësojë risqet e lidhura me sëmundjet të cilat ndikojnë mbi jetën e egër, kafshët dhe njerëzit.

Përse tek FAO

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO-Food and Agriculture Organisation), është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara e cila udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë dhe për të arritur sigurinë ushqimore për të gjithë dhe njëkohësisht të sigurohet se njerëzit kanë akses në një ushqim të cilësisë së lartë në mënyrë që të kryejnë një jetë të shëndetshme.

FAO ka punuar së bashku me projektin MammalNet për të shtuar opsione të tjera në aplikacion, ndihmuar shetet me vlerësimin e karkasave dhe lejuar raportimin direkt të tyre, si dhe për të vlerësuar gjininë dhe gjendjen e dekompozimit të karkasave.

Raportimi i gjetjes së karkasave të derrave të egër nga gjahtarët dhe vizitorëve të tjerë është me një rëndësi të vecantë për surveliancën, në mënyrë që të përmirsohet informacioni për Murtajën Afrikane, një sëmundje e derrave të zbutur dhe të egër e cila po përhapet me shpejtësi në Europë.

Si ta përdorim?

Nga App Store ose Google Play kërkoni për iMammal dhe shkarkoni aplikacionin.

Kur të hapni aplikacioni ju mund të zgjidhni gjuhën dhe shtetin e preferuar nga opsionet e ofruara, ose nëse preferoni mund të përdorni gjuhën Angleze.

Fotot e specieve të ndryshme do t’ju lejojnë ta lokalizoni lehtësisht specien e observuar dhe ju mund të aksesoni dhe tek kamera për të bërë një foto të species ose gjurmëve të tyre nëse është e mundur.

Guida do t’ju lejojë të keni më shumë detaje mbi përshkrimin dhe shpërndarjen për cdo specie.

Ju mund të përdorni GPS-në e celularit tuaj për të futur koordinatat gjeografike ose të përdorni hapat për të lokalizuar observimin tuaj.

Të gjitha regjistrimet nga përdoruesi do të jenë të disponueshme në faqe në mënyrë që përdorues të tjerë ti egzaminojnë apo ti rifreskojnë ose korrektojë ato. Të njëjtat detaje të hyrjes mund të përdoren edhe për të hyrë në website. Ekspertët rajonal të gjitarëve do të analizojnë cdo regjistrim dhe pas korigjimit mund ti pranojnë, kërkojnë më shumë informacion ose mund ti refuzojnë ato.

Kontakt